Zhvillohet etapa e parafundit e Rrethit të 57-të Çiklistik të Shqipërisë (16 Shtator 2000)
U zhvillua etapa e tretë e rrethit të 57-të çiklsitik të Shqipërisë. Kjo etapë megjithëse më e shkurtër se etapa e dytë, pati një ritëm të ulët. Munguan m momentet e bukura të krijuara në etapën e dytë ku pati parakalime të bukura. Etapa e tretë Berat-Elbasan, 96 kilometra e gjatë, u përshkrua në kohën për 3 orë 2 minuta 10 sekonda nga çiklisti Besnik Musai, kampion aktual i Shqipërisë i ekipit Bylis të Ballshit.
Në vendin e dytë u rendit rivali kryesor i tij Ervin Likaj i Apollonisë me 1 sekond më shumë dhe vendin e tretë e zuri çiklisti shkodran Briken Dibra me dy minuta më shumë. Sot zhvillohet etapa e katërt Elbasan-Pogradec. Rrethi i 57-të çiklistik i Shqipërisë mbyllet në datën 19 shtator, me etapën Pogradec-Tiranë./tvklan.al