Zhvillohet konferenca e 8-të e Partisë Socialiste në Korçë (8 Prill 2001)
Socialistët korçarë kanë bërë analizën e tyre 4-vjeçare në konferencën e 8-të të degës së Partisë Socialiste në Korçë. Korçës së shkatërruar në vitin 1997 i ka ndryshuar pamja. Vetëm këtë vit do të investohen 2,5 miliardë lekë nga shteti dhe 1 milion dollarë nga donatorët e huaj. Në këtë konferencëm errte pjesë dhe i deleguari për qarkun e Korçës, deputeti Pandeli Majko.
Ndërsa sekretari organizativ i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Petro Koçi, në fjalën e tij është shprehur se raporti me shoqërinë civile nuk është farsë, por element i rëndësishëm i zhvillimit. Mandej Petro Koçi është përqëndruar në zhvillimin e mëtejshëm të socialistëve ndaj opozitës. Ai ka pranuar si domosdoshmëri dialogun me të. Në këtë konferencë është votuar lista me 21 emra për kandidatët për deputet./tvklan.al