Zhvillohet në Gjakovë gara e hedhjeve nga ura
Gara tradicionale e hedhjeve tek ura e Gjakovës mbi lumin Drin i Bardhë përçoi emocione edhe këtë vit. 22 – pjesëmarrës dhanë spektakël me hedhjet e tyre nga 22 metra lartësi, në një garë plot rivalitet, që u zhvillua të dielën.
Në fund u përzgjodhën dy fitues, pasi u vlerësuan me pikë të barabarta. Ludvig Prenqi dhe Sali Riza ishin më të mirët sipas gjyqtarëve.
Ky aktivitet mbahet prej viteve 50’.
Tv Klan