Zhvilloi dasmë në kundërshtim me aktin normativ
Procedohet dhe gjobitet pronari i lokalit në Sukth
Tradita e zhvillimit të dasmave edhe në kushtet e pandemisë i ka kushtuar pronarit të një lokali në Sukth të Durrësit.
39-vjeçari kishte organizuar një dasmë në lokalin e tij duke thyer protokollin e sigurisë që i ndalon organizimet masive dhe grumbullimet.
Policia nisi procedim penal ndaj tij, ndërsa Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vendosi një gjobë prej 1.000.000 lekësh për lokalin ku mbahej dasma.
Po ashtu shërbimet e Policisë sekuestruan edhe pajisjet që u përdorën për të bërë muzikë në mjediset e këtij lokali.
Tv Klan