Zihen me mjete të forta, përfundojnë në spital


Zihen me mjete të forta, përfundojnë në spital

09:25 28/01/2017

Policia e Lushnjes, ka arrestuar Besnik Kokjan, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi ka goditur me thikë një person.

Sipas policisë 37-vjeçari Kokja, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë 29 vjeçarin me inicialet A.K, banues në lagjen “Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu dhe Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al






Të ngjashme