Zjarr masiv në rrethinat e Palermos
Një zjarr masiv në rrethinat e Palermos, në jug të Italisë, ka detyruar autoritetet të evakuojnë të gjithë zonën. Flakët u përhapën me shpejtësi edhe falë erërave të forta, duke vënë në rrezik jetën e banorëve të zonës.
Mediat italiane shkruajnë se disa nxënës të një shkolle fillore u dërguan në spital, pasi vuanin nga asfiksia, por janë jashtë rrezikut.
“Corriere della Sera” raporton se shkaku i serisë së flakëve janë temperaturat shumë të larta.
Në Palermo, në orët e drekës, termometri regjistroi temperaturën rekord prej 45.7 Gradë Celcius. Nga ana tjetër nuk përjashtohet pista e një zjarri të qëllimshëm.
Disa dhjetra shtëpi, shkolla e hotele u boshatisën dhe njerëzit u larguan nga zona e rrezikut, ndërsa prefektura e Palermos shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Tv Klan