Zjarr në banesë, vdesin bashkëshortët


Zjarr në banesë, vdesin bashkëshortët

15:43 08/04/2019

Një çift bashkëshortësh ka gjetur vdekjen në Pukë, si pasojë e flakëve të zjarrit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Breg, rreth orës 1 mëngjesit.

Viktimat, Petrit dhe Dava Ndoj po flinin në katin e dytë të banesës. Zjarri është pikasur nga i zoti i shtëpisë, 82-vjeçari Pal Gjoni. Ai sëbashku me 4 nipërit dhe bashkëshorten e paralizuar kanë mundur të shpëtojnë. Dëshmitarët tregojnë skena tmerri. Fëmijët, më i madhi 12-vjeç, janë hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve.

Dy ambulanca kanë marrë me urgjencë të lënduarit, duke i transportuar drejt spitalit të Pukës.

Policia thotë se zjarri ra në dhomën ku ndodheshin dy viktimat. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë shkëndija elektrike në rrjet.

Tv Klan






Të ngjashme