Zjarr në katin e 5 të një pallati, humb jetën një person
Policia po heton për shkaqet
Një 70-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.
Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, shpëtimi i Ismet Abdurrahmanit ishte i pamundur, për shkak se flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, ndërsa dera e jashtme ishte e blinduar.
Në fillim u tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërsa 70-vjeçari gjendej i vetëm në banesë.
Por burime nga policia thanë se i moshuari ka pasur probleme me bashkëshorten kohët e fundit dhe kishte tentuar edhe më herët t’i vinte zjarrin banesës.
Policia tha se po heton edhe pistën e zjarrvënies së qëllimshme.
Tv Klan