Zjarr në një banesë, humb jetën një 30-vjeçar


Zjarr në një banesë, humb jetën një 30-vjeçar

08:30 27/12/2016

Një 30-vjeçar humbi jetën në fshatin Bishnicë të Pogradecit, pasi banesa e tij u përshi nga flakët mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00.

Pasi ka marrë njoftimin për zjarrin, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me forcat e zjarrfikëse. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i pajetë dhe 30-vjeçari Ilirjan Elezi.

Gjithashtu raportohet se ka marrë dëmtime trupore dh nëna e viktimës, Bajrame Elezi, e cila u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme