Zjarre e temperatura mbi 40 gradë


Zjarre e temperatura mbi 40 gradë

15:33 03/08/2018

Këtë verë zjarret kanë përfshirë një pjesë të mirë të botës nga Seattle-i në Shtetet e bashkuara e deri në Siberi. Në Athinë ato vranë javën që shkoi 91 persona.

Në Japoni 125 njerëz humbën jetën si pasojë e të nxehtit, ku temperaturat arritën në 40°C për herë të parë në historinë e këtij vendi.

Një nga 18 vatrat e zjarreve që kanë përfshirë Kaliforninë, më të rëndat në historinë e shtetit amerikan, po gjeneron një nxehtësi kaq të lartë sa po krijon motin e vet.

Një sondazh i vitit të kaluar realizuar në 38 vende zbuloi se 61% e njerëzve e shohin ndryshimin e klimës si një kërcënim të madh, shifër kjo që krahasohet me frikën që shkaktoi Shteti Islamik.

Një analizë publikuar nga

The Economist

thotë se një prej arsyeve kryesore të ngrohjes globale është rritja e kërkesës për energji, veçanërisht në zhvillimin e Azisë, ku në vitet 2006-16, konsumi i energjisë u rrit u rrit me 40%.

Sipas revistës prestigjioze, bota po e humbet luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe rritja e kërkesës për energji pritet ta bëjë globin më të nxehtë.

Tv Klan






Të ngjashme