Zjarret, masakër në Kolorado


Zjarret, masakër në Kolorado

23:44 24/10/2020

Mijëra hektarë pyje vazhdojnë të shkrumbohen

Tre nga zjarret më të mëdha në historinë e Kolorados janë ndezur këtë vit dhe dy prej tyre janë ende aktivë dhe në rritje. Në Cameron Piik Fire, janë djegur më shumë se 206 mijë hektarë, e cila është dhe zona me dëmet më të mëdha. Sipas raportimeve theksohet se nga e premtja në mëngjes, 57% e zjarreve ishin nën kontroll.

11 milje në jug, është regjistruar zjarri i dytë, i cili ka djegur gjithsej 170 mijë hektarë. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të kontrollojnë vetë 5 % të perimetrit të përfshirë nga flakët.  Moti  i ftohtë dhe erërat e qeta gjatë natës, kanë ngadalësuar përhapjen e zjarrit , por erërat priten të rriten në ditët në vijim , tha komandanti,  Noel Livingston në një konference për shtyp.

Flakët kaluan kufirin Kontinental të enjten, duke detyruar mbylljen e Parkut Kombëtar. Rocky Manten,  i cili ka një sipërfaqe rreth 415 kilometra katrorë.  Zjarret detyruan që zyrtarët e Grand County të urdhërojnë evakuimin e disa qyteteve malore.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis u takua me të evakuuarit dhe ekipet zjarrfikëse. Pjesa më e madhe e Kolorados është në kapjen e një niveli rekord të thatësirës, sipas informacionit nga Monitorimi i Thatësirës së SHBA.

Një meteorolog në Kolorado, tha se në fundjavë pritet të ketë një ulje të temperaturave të cilat vijnë nga ndikimi klimaterik i Arktikut, ku mund të bërë deri 25 centimetra dëborë. Ulja e temperaturës dhe rënia e reshjeve do ndihmonte shuarjen e zjarreve masive, të cilat kanë kaluar edhe kufirin e Kolorados dhe rrezikojnë shtete e tjera. 

Klan Plus






Të ngjashme