Zjarret masive gjunjëzojnë Australinë
12 viktima dhe mijëra hektarë të shkrumbuar
Australia po e mbyll këtë vit me flakë në të katër anët. Numri i viktimave ka arritur në 12, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, dy zjarrfikës vullnetarë humbën jetën në betejën e tyre kundër flakëve. Këto pamje janë xhiruar në qytezën turistike bregdetare të Malakotës, ku qielli është bërë i kuq flakët, ndërsa banorët kanë gjetur strehë në varka për t’u shpëtuar flakëve.
“Shtëpia e prindërve të bashkëshortes u dogj në mëngjes. Erdhëm këtu në plazh për t’u evakuuar, pasi këtu është zona që ka më shumë ajër të pastër. Do të qëndrojmë për disa orë. Era papritur pushoi dhe tashmë nuk shihet asgjë”.
Pikat e kuqe në këtë hartë tregojnë vatrat e zjarreve të përhapura në gjithë territorin e Australisë, gjatë 7 ditëve të fundit. Bëhet fjalë për situatën më të rëndë në historinë e vendit, teksa gjendja e emergjencës është shpallur në shtetin federal juglindor të NewSouth Wells. Ditët e fundit të këtij viti, Australia po përballet me temperatura mbi 40 gradë në gjithë territorin, çka përbën po ashtu një rast të pazakontë.
Tv Klan