Zjarret në Jug (12 Gusht 1999)


Zjarret në Jug (12 Gusht 1999)

15:01 12/08/1999

Zjarre të shumta kanë përfshirë pothuajse gjithë zonën e Dropullit në rrethin e Gjirokastrës. Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë qënë shkaktare të zjarreve. Sipërfaqe të tëra me pyje janë djegur. Njoftime për të vdekur e të plagosur nuk ka. Për shuarjen e tyre janë angazhuar grupe të gatshme të zjarrfikësve të Gjirokastrës, por dhe një avion i ardhur për ndihmë nga Janina.

Janë rrezikuar mjaft dhe disa fshatra të Dropullit ndër të cilat Frashtari, Bulavati, Butrishti e të tjerë. Zjarret verore kanë përfshirë dhe siperfaqe pranë Sarandës, në Delvinë, në zonën e Muzinës e Bistricës. Gjendja është e njëjtë me atë të zonës së Dropullit.

Ndërmarrjet Pyjore të këtyre rretheve duhet të ishin treguar më të kujdesshme në parandalimin e zjarreve. Për sipërfaqet e djegura nga zjarret fillimisht është deklaruar se fajtorë janë barinjtë që kërkojnë ripërtëritjen e kullotave. Megjithatë askush nuk është ndaluar nga policia për këto dëme të pallogaritshme./tvklan.al






Të ngjashme