Zjarret përfshijnë pyjet e Vlorës, policia-banorëve: Largohuni nga banesat!


Zjarret përfshijnë pyjet e Vlorës, policia-banorëve: Largohuni nga banesat!

21:38 13/08/2016

Vënia e flakëve nën kontroll është e pamundur. Nisur nga kjo situatë policia e Vlorës iu bërë thirrje banorëve që të largohen nga banesat e tyre.

Sipas policisë sot rreth orës 15:23, në pyllin e “Pish Poros” ka rënë zjarr duke u djegur kështu 3 vatra, sipërfaqe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje.

Erërat e forta kanë bërë të mundur përhapjen me shpejtësi të zjarrit duke u afruar drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit. Ndaj policia thekson se banorët e këtyre zonave duhet t’i largohen rrezikut.

Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.  Gjithashtu, në ndihmë  ka shkuar edhe një helikopter nga Tirana.

/tvklan.al






Të ngjashme