Zjarret po shkatërrojnë Amazonën
Retë e tymit janë fotografuar edhe nga hapësira
Prej disa javësh Amazona në Brazil është përfshirë nga zjarret që kanë rënë në disa pjesë të tij. Tymi i krijuar nga flakët gjigante është aq i madh, sa mund të shihet dhe nga Hapësira.
NASA ka publikuar disa imazhe të kapura nga sateliti, ku duket qartë shtresa e tymit që shtrihej në nja hapësirë prej 3.2 kilometrash në Amerikën Latine. Zonë e barabartë me rreth 1.2 milionë milje katrorë – afërsisht një e treta e Shteteve të Bashkuara.
Zjarret në Amazonë janë të përvitshme, sidomos në sezonin e thatë, por kurrë të këtyre përmasave, aq sa Amazonas, një shtet i Brazilit është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Disa shtete, midis tyre dhe San Paulo janë zgjuar midis tymit dhe hirit, teksa janë përballur dhe me ndërprerjen e dritave, çka ka shkaktuar panik tek banorët. Ndërsa kjo sasi tymi rrezikon shëndetin e personave që jetojnë paranë zjarrit.
Pylli më i madh i shiut në botë, Amazon është si një dyqan jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Ajo është gjithashtu shtëpi për rreth tre milion lloje të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëz indigjenë.
Klan Plus