Zjarret pushtojnë Jugun e Shqipërisë (19 Gusht 1999)
Përsëri zjarr në pyjet e jugut. Këto pamje janë fiksuar dje nga zjarrimë i fundit tashmë në pyllin e Oremënes në zonën e Hormovës në Tepelenë. 50 hektarë pyll dhe 70 hektarë kullotë janë bërë shkrumb e hi nga zjarri. Sipas drejtuesve të policisë pyjore tepelenase shkaktar i këtij zjarri ka qënë një person që duke përfituar nga temperaturat e larta ka shkaktuar shkëndijat e para të zjarrit që më pas kapi kullotën dhe pyllin aty pranë.
Po dje zjarr ka rënë dhe në Vranishtë dhe në përroin e Kagjinasit në Kolonjë ku vatra e zjarrit vazhdon dhe sot në një zoë me pisha. Shefi i Policisë Pyjore të Tepelenës, Avni Abedini thotë se mbështetja nga organet e Rendit dhe Prokurorisë nuk është në masën e duhur duke u bërë kështu pengesë për policinë pyjore. Vetëm këtë muaj sipas tij ka pasur 21 raste zjarresh nga i cili 7 hektarë pyje dhe 14 hektarë kullotash janë bërë shkrumb e hi dhe dëmi financiar nga këto zjarre shkon në qindra mijera lekë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj