Zjarrfikësit dhe zjarret në vend (11 Gusht 1998)
Rritja e temperaturave në këtë kohë ka sjellur dhe rritjen e numrit të zjarreve,të cilat shmangen menjëherë vetëm nga një telefonatë në institucionin zjarrfikës nga njerëz të panjohur që më shumë u njihet puna që ata kryejnë.Ky është rajoni numër 1 i zjarrfikësve,prej nga nisen dhe fikësit e zjarrit,shpëtimtaret e një katastrofe.Por për të marrë një informacion më të qartë mbi numrin e zjarrëve të shkaktuara në këtë kohë të nxehtë dhe për përballimin e tyre ne kemi pyetur shefin e inspektoriat i të mbrojtës nga zjarri zotin Riza Gazidede.
“Thatësira për këtë vit ka qenë shumë e nxehtë. Është përshkruar nga shunë raste zjarresh të rëna gjatë kësaj periudhe.Numri i tyre ka qënë në krahasim me vitet e tjera shumë herë më i madh.Ka raste kur zjarrëfikëset dalin 7 deri në 8 herë gjatë ditës.Gjatë javës në përgjithësi shkojnë nga 25 raste deri në 35 raste.Shumica e rasteve në këtë përiudhë kanë ardhur nga pakujdesitë e ndryshme ose nga përdorimi i mjeteve ndezëse dhe nga djegia e mbeturinave.Sot ka pasur dy raste zjarresh,një ka rënë në afërsi të Pallatit të Brigadave dhe i dyti ka rënë te kioskat ,në afërsi të xhamisë”/tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti