Zjarri katastrofik, kleriku fajëson “kryeministrin ateist” të Greqisë


Zjarri katastrofik, kleriku fajëson “kryeministrin ateist” të Greqisë

10:02 25/07/2018

Një klerik i lartë ka fajësuar “kryeministrin ateist” të Greqisë për zjarrin shkatërrimtar, i cili që prej të hënës u ka kushtuar jetën të paktën 77 personave.

Kryeministri ateist Alexis Tsipras tërheq zemërimin e Perëndisë

”, shkroi në blogun e tij Peshkopi Amvrosios i Kalavrytas në Peloponez, sipas “Kathimerini”.

Ateistët e ZYRIZA-s janë shkaktarët e katastrofës së përgjithshme. Ateizmi i tyre tërheq zemërimin e Perëndisë

”, shtoi ai.

Komentet e tij u dënuan gjerësisht në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe klerikë të tjerë ortodoksë.

Në një komunikatë vonë të martën, Kryepeshkopata e Athinës, duke u distancuar nga këto komente tha se Amvrosios kishte shprehur “vetëm opinionin e tij personal.”/tvklan.al






Të ngjashme