Zjarri lë në qiell të hapur familjen nga Elbasani (19 Shkurt 2001)
Sot afër mesditës ka shpërthyer një zjarr i madh në qendër të Elbasanit, afër tregut qendror të fruta-perimeve. Kati i dytë i dytë i godinës ku ka shpërthyer zjarri është bërë shkrumb e hi. Brenda ndërtesës së vjetër ndodhej e strehuar edhe një familje me 3 fëmijë. Pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar për mrekulli ndërkohë që orenditë dhe rrobat e shtëpisë jan djegur tërësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e qytetit duke bërë të mundur ndalimin e shpërthimit të mëtejshëm të këtij zjarri. Për mrekulli gjithashtu kanë shpëtuar dhe dyqanet e tregtarëve të katit të parë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti