Zjarri me 3 viktima tek spitali privat, ende mister motivi i ngjarjes


Zjarri me 3 viktima tek spitali privat, ende mister motivi i ngjarjes

14:43 27/07/2016

Kur kanë kaluar dy ditë nga vdekja e dy pacienteve në një spital privat në Tiranë, prokuroria ende nuk ka një motiv të kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas grupit hetimor rrethanat janë ende të paqarta se përse 57-vjeçari Lefter Canaj spërkati me benzinë dhe i vuri flakën 38-vjeçarit Dashamir Saraçi. Ky i fundit është marrë fillmisht në pyetje nga policia ku ka sqaruar se nuk ka patur konflikte të mëparshme me autorin. Kjo ka bërë që pista për konflikte të mundshme pronësie të bjerë.

Puna e prokurorisë dhe policisë është foksuar tek konflikti i çastit mes të dyve, ndoshta për rradhën e mjekimit në repartin e dializës. Por kjo do të saktësohet në kohën kur prokurorët do të shkojnë për të ripyetur të plagosurin Saraçi. Ai vazhdon të jetë në reanimacion në gjendje kritike për jetën për shkak se ka 90 % të trupit të djegur.

Lefter Canaj ditën e hënë ishte autor i zjarrvënies në spitalin privat në repartin e dializës. Siç shihet nga pamjet ai nxorri nga çanta e tij një bidon me benzinë. Shkon drejt krevatit ku mjekohet objektivi i tij, e sparkat me benzinë dhe më pas i vendos flakën.

Si pasojë mbetën të vdekura dy pacientet Sanije Sula 65-vjec dhe Anife Mali 55-vjeç. Ndërkohë autori Canaj ndërroi jetë ditën e martë për shkak të plagëve të marra nga zjarri që shkaktoi vetë.

Tv Klan






Të ngjashme