Tragjedi në një familje në Babrru. Zjarri i merr jetën një fëmije 2 – vjeç, shpëton një i mitur tjetër
Një fëmijë 2 - vjeç, i një familjeje të komunitetit rom mbeti i vdekur si pasojë e një zjarri të rënë në barakën ku ata jetonin, në lagjen Shpat, Babrru të Tiranës.
Shkak i rënies së zjarrit, sipas burimeve të policisë dhe zjarrfikësve dyshohet se është bërë një furnellë elektrike me të cilën nëna e fëmijës ka qenë duke gatuar. Vajza dy vjeçare, po flinte në kasolle në momentet kur ka shpërthyer zjarri, që fillimisht është provokuar nga furnella e më pas është përhapur edhe nga një bombul gazi, që shërbente për gatim. Trupi i pajetë i vajzës së mitur u nxor nga zjarrfikësit dhe policia. Për fat të mirë, djali më i madh i familjes, një 4 - vjeçar, arriti të shpëtonte."Jo jo unë bëra të pamundurën për t'u futur, nuk futeshe dot",
u shpreh gjyshja e foshnjes.
"Flaka duke marrë flakë. Po të kishte mundësi për të ardhur zjarrëfiksja mua do me kishte shpëtuar fëmija",
tha e dëshpëruar nëna e të voglit. Banorë të zonës thanë se prindërit kishin dalë për të mbledhur mbetje të riciklueshme, nga shitja e të cilave siguronin të ardhurat e familjes. "Ka rreth orës 8:30, po ajo eshte vetë i katërt i shkreti duke mbledh kanaçe në rrugë, ka ndenjur aty në një barakë aty dhe ato dërrasat që i ka mbledhur aty i ka mbledhur për të ngrohur fëmijët për dimër".
Këtë barake ata e kishin marrë me qira prej disa muajsh. Tv Klan https://www.youtube.com//embed/Oehbcet0YgE