Zjarri në barakë, humb jetën gruaja


Zjarri në barakë, humb jetën gruaja

19:23 22/11/2016

Elbasan-Një e moshuar ka humbur jetën, pasi zjarri i përfshiu barakën ku ajo jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, rreth orës 19:00.

Sipas policisë viktima është Mike Zenollari, 80 vjeçe. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia, ndërsa e moshuara e ka pasur të pamundur të dalë nga baraka prej druri.

Policia dhe forcat zjarrfikëse pasi kanë shuar zjarrin kanë nisur hetimet për ngjarje. /tvklan.al






Të ngjashme