Zjarri në burgun e Shënkollit, Manjani: Procedim për ata që s’bënë detyrën


Zjarri në burgun e Shënkollit, Manjani: Procedim për ata që s’bënë detyrën

10:07 01/08/2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin rënien e zjarrit në burgun e Shënkollit.

Në një reagim nga ky institucion, theksohet se “është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje”.

Gjithashtu, Ministri Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikoje edhe rregulloret që sanksionojnë elementë të sigurisë. Nga ana tjetër është kërkuar edhe forcimi i masave dhe kontrollet për sigurinë në burgje.

Zjarri i rënë ditën e shtunë në këtë burg, shkaktoi vdekjen e 1 të dënuari (Flamur Sula, 25 – vjeç) dhe u plagosen 7 të tjerë, 5 të burgosur dhe 2 gardianë.

/tvklan.al






Të ngjashme