Zjarri në burgun e Shënkollit, mund të ketë qenë i qëllimshëm
Zjarri i rënë sot pasdite në burgun e ShënKollit në Lezhë mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Sipas burimeve të grupit hetimor, por ende nuk janë të konfirmuara zyrtarisht, sipas dëshmisë së një të burgosuri, i cili ka qenë duke folur me viktimën Flamur Sula, ka treguar se 25-vjeçari ka qenë shumë i mërzitur.
Sipas dëshmitarit në një moment, Sula ka qenë brenda në qeli dhe ka futur disa bombola të vogla gazi poshtë krevatit dhe më pas i ka vënë flakën dyshekun. Si pasojë e zjarrit, ka ndodhur shpërthimi.
Por gjithçka është ende për t’u verifikuar nga Prokuroria e Lezhës në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 25-vjeçarit Flamur Sula dhe plagosi 9 të tjerë.