Zjarri në Elbasan – (23 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Zjarr në një nga lagjet e Elbasanit. Ora 9 e mëngjesit të sotëm përpinë në gjuhet e flakëve duke i bërë shkrumb tre dyqane në lagjen Haxhias. Zjarri është ndezur në mënyrë të menjëhershme duke alarmuar kështu edhe banorët e pallateve aty pranë, të cilët kanë njoftuar repartin e Zjarrfikësve, të cilët kanë ardhur menjëher në vendngjarje, duke shmangur kështu zjarrin me pasoja të paparishikueshme.
Por ende nuk janë sqaruar mirë shkaqet e shpërthimit. Dy prej dyqaneve kanë qenë pronë e dy qytetarëve elbasanas, ku njëri prej të cilëve ndodhet emigrant në Itali dhe një tjetër emigrant në Greqi, ndërsa dyqani i tretë është një dyqan buke. Zjarri mund të jetë vënë në darkë shkaktuar nga fëmijët dhe pak mundësi mbeten për të qenë një qark elektrik.
Sipas banorëve të zonës nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, por banorët e pallateve janë të mbërthyer në panik, të cilët akuzojnë struktura të veçanta të rrethit për lejimin e ndërtimit të banesave jashtë normave të përcaktuara me ligj./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti