Zjarri në Elbasan djeg tre shtëpi, shpëtojnë familjarët – (14 Maj 2001)


Zjarri në Elbasan djeg tre shtëpi, shpëtojnë familjarët – (14 Maj 2001)

09:40 14/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rastësia ka shpëtuar nga djegia 24 persona në fshatin Labinot të rrethit të Elbasanit. Një shkëndijë elektrike e provokuar nga një qark i shkurtër, ka shërbyer si shkak për shpërthimin e një zjarri të madh, i cili në pak minuta ka bërë shkrumb e hi, shtëpitë e tre vëllezërve Qazim, Jashar dhe Sabri Qoshku.

Gjithçka ka ndodhur në mesnatën e djeshme dhe të 24 pjesëtarët e këtyre familjeve do të kishin mbetur viktima të flakëve, nëse komshiu i tyre Islam Balla, nuk do të kishte dhënë alarmin. Edhe pse fshatarët u vunë në ndihmë për të shuar flakët, nga shtëpia e vëllezërve Qoshku nuk ka mbetur shumë. Tashmë familjeve të dëmtuara nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë në humanizmin e shtetit dhe personave të cilët mund t’i ndihmojnë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme