Zjarri në Prishtinë ( 18 Tetor 1999)
Sot në mëngjes rreth ores 04.30 një ndërtesë e vjetër në Prishtinë e cila përdorej nga trupat britanike të KFOR-it ka marrë zjarr. Në brendësi të saj në momentin e shpërthimit të tij gjendeshin 15 ushtarë nga të cilët dy janë shtruar në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shumë njësi zjarrfikësish të forcës ndërkombëtare prej të cilëve disa janë dëmtuar. KFOR-i ka filluar hetimet për këtë ngjarje ku ende nuk është e qartë, ishte një rastësi apo një akt i qëllimshëm. Ndërtesa e djegur sot në mëngjes ndodhej pranë godinës së vjetër të televizionit serb ku aktualisht janë strehuar 120 ushtarë të KFOR-it.
Zjarri është një nga ngjarjet më të rënda që pas hyrjes së Forcave Ndërkombëtare të paqes në Kosovë. Kjo ngjarje ndodh vetëm një ditë pasi 173 policët e parë të Krahinës janë diplomuar dhe kanë filluar detyrën./tvklan.al