Zjarri në Rusi/ Shkon në 53 numri i viktimave, mes tyre 41 fëmijë
Së paku 53 njerëz kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër tregtare, pasditen e së dielës qytetin Siberian në Kemerovë, Rusi.
Deri më tani sipas BBC, 41 fëmijë mund të jenë në mesin e viktimave dhe 16 persona mungojnë, thonë zyrtarët rusë.
Flakët nisën në katin e tretë të qendrës Winter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema.
Videoja e postuar në mediat sociale tregon njerëzit që kërcejnë nga dritaret për tu shpëtuar flakëve.
Просто ад pic.twitter.com/AHoSSluBbL
— Dasha (@DashaOy) March 25, 2018
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet kanë nisur hetimet.
Mësohet se rreth 660 ekipe të shërbimit të emergjencave dhe zjarrfikës ishin në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve për më shumë se 17 orë dhe nxjerrjen e personave që ishin të pranishëm në qendrën tregtare.
/tvklan.al