Zjarr në spitalin COVID në Rumani, vdesin katër pacientë


Zjarr në spitalin COVID në Rumani, vdesin katër pacientë

09:38 29/01/2021

Një zjarr ka shkaktuar një tragjedi në Rumani. Flakët kanë përfshirë një spital COVID dhe kanë humbur jetën 4 pacientë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bukuresht dhe shkaktoi kaos në spital pasi 102 pacientë që po kuroheshin aty janë evakuuar.

Pacientët që u larguan nga spitali pas zjarrit mësohet se janë mirë nga gjendja shëndetësore, pasi shkalla e infeksionit të koronavirusit tek ta ishte e mesme. Po ashtu bëhet me dije se zjarri është përhapur në 4 dhoma dhe flakët janë shuar në orën 3 pas mesnate.

Për ngjarjen kanë reaguar dhe disa ministra të cilët kanë dhënë detaje. Ministri i Brendshëm, Raed Arafat, është shprehur se asnjë prej pacientëve që është evakuuar nuk ka pësuar lëndime nga flakës.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se duket shumë qartë që ka një problem në spitale, pasi dhe më herët ka pasur incidente të tjera në spitale.

Lidhur me ngjarjen ka nisur dhe një hetim nga prokurorët për shkaqet e nisjes së flakëve në spital.  Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri është ndërtuar në 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht. Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe që është kthyer në një spital COVID./tvklan.al






Të ngjashme