Zjarri përfshin tregun e Laçit (25 Gusht 1999)


Zjarri përfshin tregun e Laçit (25 Gusht 1999)

15:10 25/08/1999

Tregu i Laçit nën pushtetin e flakëve. Sot në orët e para të mëngjesit flakët kanë përpirë për herë të katërt tregun e fruta perimeve. Ndërsa tre herët e para ka qënë ndërhyrja policisë dhe vetë tregtarëve për të shuar flakët, këtë herë ka ndodhur ndryshe. Mbi 70% të vendeve të tregtimit të frutave perimeve janë djegur plotësisht në mënyrë të pariparueshme.

Gjysma e flakëve janë shuajtur nga zjarrfikësat të cilët kanë arritur tre orë me vonëse. Tavolinat dhe tendat e improvizuara nga tregtarët janë kthyer në mollë sherri mes pronarëve të tokës dhe tregtarëve dhe dyshohet se të dyja palët mund të jenë zjarrvënës të tregut. Zjarri i sotëm është i dyti brenda një jave që kanë përfshirë tendat. Ndërkohë që sherri vazhdon të jetë akoma i pazgjidhur duhet dhënë fondi për ndërtimin e tregut të ri por dhe 30% i shpëtuar nga flakët./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme