Zjarrvënia në spitalin privat, shkon në 4 numri i viktimave
Dashamir Saraçi, 47 – vjeçari, i cili ishte objektivi i sulmit të dy ditëve më parë, në një spital privat në Tiranë, ka ndërruar jetë. Ai ndodhej në reanimacion, në gjendje kritike pasi kishte 90 % të trupit të djegur.
Autori i kësaj ngjarje, Lefter Canaj, 57 – vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë një ditë më parë, pas një sherri me pacientin Dashamir Saraçi, shkoi në dhomën e këtij të fundit me një bidon me benzinë dhe pasi e spërkati i vuri zjarrin.
Nga zjarri humbën jetën edhe pacientet Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali nga Laçi, të cilat ishin duke marrë shërbimin në pavionin e hemo-dializës. I plagosur ka mbetur edhe një infermier, i cili ndohej në dhomë kur shpërthyen flakët.
Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, Prokuroria ende nuk ka një motiv.
Sipas grupit hetimor, rrethanat janë ende të paqarta se përse 57 – vjeçari Lefter Canaj spërkati me benzinë dhe i vuri flakën 47 – vjeçarit Dashamir Saraçi.
Ky i fundit është marrë fillmisht në pyetje nga policia ku ka sqaruar se nuk ka patur konflikte të mëparshme me autorin.
Puna e prokurorisë dhe policisë është foksuar tek konflikti i çastit mes të dyve, ndoshta për radhën e mjekimit në repartin e dializës. /tvklan.al