Zogaj për Metën: Pragmatizmi i tij e çoi partinë në kufijtë e ndërmarrjes për të përfituar nga pushteti
Analisti dhe publicisti Preç Zogaj, në një rrëfim ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan, e ka konsideruar Ilir Metën një politikan pragmatist të skajshëm, që e partinë e themeluar prej tij, LSI-në e ka çuar në kufijtë e një ndërmarrje.
Sipas Zogajt, përfaqësues të LSI e kanë parë këtë parti si mjet për të përfituar nga pushteti.
“Meta ka lënë edhe ai kujtimin e tij. Ka mundur të krijojë një formacion politik që thyen mallkimin e partive të vogla që nuk arrijnë të bëhen faktor. Ai arriti të bëhej faktor. Ai ka ndjekur një linjë pragratimste, pragmatizëm i skajshëm, i cili dalëngadalë e ka çuar partinë në kufijtë e një ndërmarrje dhe shumë njerëz që njohim ne që përfaqësojnë LSI-në pak e shumë janë më shumë për të përfituar nga pushteti se sa për të dhënë përmes pushtetit”, u shpreh Preç Zogaj. /tvklan.al