“Zogu i Tiranës”: Propozimi i Dajanës që më hoqi trurin (Video)
Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, tregoi në “Xing me Ermalin” këtë të shtunë arsyet përse ishte larguar nga “Aldo Morning Show” për të nisur punë me Dajana Shabanin.
Ai tha se edhe pse kanë kaluar dy vite që nuk punon më me Aldon, ai ruan respekt maksimal për të.
Ermal Mamaqi: Si ike nga Klani, si s’të erdhi keq për Aldon? Ç’lloj njeriu je, si e le Aldon vetëm?
Hermes Nikaj: Unë nisa sezonin e ri atje para dy vitesh. Vetëm një ditë kam dalë, më datë 3 Shtator. Më vjen një mesazh në Instagram nga Dajana, e cila më shkruante: Më lini numrin sepse do t’iu propozoj diçka. Ia lash numrin dhe më merr në telefon Dajana gjithë edukatë dhe më kërkon të pimë kafe. U takuam dhe Dajana më kërkon të punojmë bashkë. Më joshi për punën e pagesës, më pyeti sa paguhesh, i tregova dhe më tha se do më jepte dyfishin. Mua më iku truri, më iku pini sepse më pëlqejnë shumë lekët. Por kam shumë respekt për Aldon.
Dajana Shabani: E di si është e vërteta, ky u josh nga burri im. Sa e pa më tha: Ja kështu i dua, veriorë dhe muskulozë.
Hermes Nikaj: Mua më pëlqyen kushtet që më propozoi Dajana. Por isha në siklet si t’i thoja Aldos. Unë isha shkëputur disa herë, por prapë isha rikthyer.
Ermal Mamaqi: Si ia the Aldos?
Hermes Nikaj: Me një mesazh ia thashë. Të them të vërtetën unë e kam dashur shumë atë, kam respekt shumë të madh. Ai është figurë e dashur mediatike. Kam qenë shumë i mërzitur nja një javë. Tani jam shumë mirë, jam në studio brenda.
Ermal Mamaqi: Po nëse vjen Aldo dhe të thotë të jap dyfishin që të japin këto? Do kthehesh?
Hermes Nikaj: Nuk kthehem më atje, është një kapitull i mbyllur./tvklan.al