“Zogut iu këputën krahët”, ikën dhëndri i Erdogan


“Zogut iu këputën krahët”, ikën dhëndri i Erdogan

21:30 09/11/2020

Ministri i Ekonomisë dhe dhëndri i presidentit njofton largimin

“Zogut iu këputën krahët”. Ky është komenti në mediat e pakta turke që kanë transmetuar dorëheqjen e Berat Allbajrak nga detyra e Ministrit të Financave. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga vendimi që Allbajrak e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, Erdogan ende nuk e ka firmosur dorëheqjen e ministrit, që njëkohësisht e ka edhe dhëndër.

Ky i fundit dha si arsye për largimin problemet me shëndetin, por ky vendim i hap probleme pushtetit në Turqi. Berat Allbajrak ishte ministri më i rëndësishëm i qeverisë dhe krahu i djathtë i Erdogan. Ai ishte emri më i përfolur nga opozita për shkak edhe të gjendjes ekonomike të rënduar në vend në vitet e fundit ndërsa valuta vendase ka humbur shumë vlerë krahasuar me euron apo dollarin.

Largimi i Allbajrak komentohet në media si rënie e sistemit të ri presidencial dhe tregues dështimi i politikave të Erdogan, i cili do ta ketë të vështirë ta përfundojë mandatin deri në vitin 2023 në një kohë kur në vend kërkohen zgjedhje të parakohshme.

Klan Plus






Të ngjashme