Zona e 9-katësheve kthehet në hapësirë komerciale
Rruga “Luigj Gurakuqi”, e cila lidh sheshin Skënderbej me zonën e Pazarit të Ri, do të kthehet shumë shpejt në një zonë komerciale. Drejtori i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, thotë se puna për hartimin e projektit ka filluar dhe pritet që ai të jetë gati në fund të këtij viti.
“Do të shërbejë si zonë shopingu, do punohet me fasadat, zgjerohen trotuaret, do bëhen korsi biçikletash”,
shprehet drejtori i Urbanistikës, Joni Baboçi.
Arkitektët e Bashkisë së Tiraneë kanë menduar që trotuaret në të dy anët e rrugës të jenë të shtruara me të njëjtin material që janë edhe parqet në sheshin “Skënderbej”.
“Duke ndërhyrë tek trotuaret, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për bizneset e kësaj rruge që të kenë qasje në këtë hapësirë. Do i përngjasojë shumë asaj që shohim sot në sheshin “Skënderbej”, pra do jenë materiale pak më cilësore, pak më të përshtatshme për këmbësorët”.
Projekti parashikon edhe shtimin e gjelbërimit në të dy anët e rrugës.
Tv Klan