Zona e vëmendjes në tru
Identifikohet në trurin e njeriut çelësi që është përgjegjës për fokusimin dhe vëmendjen. Për të arritur në këtë rezultat janë përdorur teknika inovative, me hartëzimin e trurit dhe analizimin e neuroimazheve.
Me pas, falë stimulimeve elektrike direkte në tru gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale është arritur edhe lokalizimi i saktë i susbstancës së bardhe, në lobet ballorë nën koren e trurit.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm, pasi shpesh prekja e kësaj zonë gjatë ndërhyrjeve për heqjen e tumoreve, shkaktonte dëme të tjera si deficit në fokusim, shqetësim ky që sjell mjaft probleme për njeriun.
Kështu neurokirurgët tani mund të përllogarisin me saktësi të lartë këto zona në mënyrë që të evitohet dëmtimi i tyre tek pacientët.
Zbulimi është kryer nga kërkuesit e universiteteve dhe instituteve në Milano dhe është publikuar në revistën shkencore “Brain”.
Klan Plus