Zona industriale Tiranë-Durrës me e rëndësishmja në vend (7 Shkurt 2001)


Zona industriale Tiranë-Durrës me e rëndësishmja në vend (7 Shkurt 2001)

11:24 07/02/2001

Zona industriale e Tiranës që prej shumë vitesh është përqëndruar në kilometrat e para të autostradës Tiranë-Durrës. Kjo praktikë zbatohet prej kohësh në të gjitha vendet e botës. Nisja e përqëndrimit të kësaj industrie në këtë aks të rëndësishëm rrugor ka nisur krejt spontanisht, por tani del e domosdoshme që e ardhmja e saj të vazhdojë të shtrihet në të dyja krahët e autostradës nga Tirana për në Durrës. Gjeografët që merren me studimin e urbanistikës e komentojnë kështu shtrirjen e industrisë në këtë rajon.

“Po, unë mund të them që është zona më me prespektivë dhe këtë e tregojnë investimet këto vitet e fundit në këtë zonë me një sërë faktorësh që e cilësojnë këtë zonë të tillë. Në radhë të parë është afër qendrave më të rëndësishme të banueshme si Tirana dhe Durrësi. Ndodhet në pjesën që ka infrastrukturë më të mirë, aktualisht tek ne, është afër Portit të Durrësit dhe Aeroportit të Rinasit pasi pjesa më e madhe e produkteve është e importuar. Kështu që këta janë faktorë që e stimulojnë prespektivën industriale të kësaj zone.”

Ndërkohë edhe specialistët që punojnë në këto investime shprehen optimistë për prezencën e tyre këtu. /tvklan.al






Të ngjashme