Zonat e përmbytura, vijon evakuimi i banorëve
Rifillimi i reshjeve, por edhe shkarkimi i prurjeve nga hidrocentralet ka rritur sërish nivelin e ujit në zonat e përmbytura në vëri të vendit. Më shqetësuese situata mbetet në Qarkun e Shkodrës dhe më konkretisht në Komunën Dajç.
1290 ha tokë në këtë komune vijojnë të jenë nën uje. I izoluar është fshati Obot, ndërsa në fshatrat Shirq, Mushan, Derragjan dhe Dajç ka filluar evakuimi i banorëve.
Nga verifikimet në terren rezultojnë 70 shtëpi të përmbytura në Komunën Dajç. Forcat e ushtrisë kanë vijuar pa ndërprerje forcimin e argjinaturës në këtë komunë, megjithë vërshimin e ujrave nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.
Ekipet e Shtabit të Emergjencës Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndihmuar banorët me ndihma, por edhe në evakumimin nga shtëpitë e përmbytura.
Më e përmirësuar sitatuata ka qenë në Qarkun e Lezhës pas ndërhyrjeve rehabilituese në argjinaturën e lumit Mat.
Tv Klan