Zonat e tifozëve në Tiranë
Tirana do të presë Europianin ashtu si Parisi apo qytete të tjerë të kontinentit. Tifozët që nuk janë në stadium për sfidat e Kombëtares dhe takimet e tjera të turneut do t’i ndjekin ato në sheshe.
Zona më e madhe është ajo e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin Nënë Tereza. Ajo është në gjendje të presë mijëra tifozë, që do të mbështesin ekipin nga larg.
Një atmosferë elektirizuese në përfaqësimin e parë të kuqezinjve në finalet e Europianit.
Një vend i mikpritjes së tifozëve do të jetë edhe lulishtja pas selisë së Kryeministrisë. Vetë kreu i qeverisë Edi Rama mendoi t’i ftojë sportdashësit të ndjekin aty Kombëtaren, pa harrur edhe sfida të tjera të Euro 2016.
Megjithatë nuk dihet se sa herë do të jetë i pranishëm Kryeministri Rama në këto takime. Ndeshjen me Zvicrën ai do ta ndjekë në stadiumin e Lensit.
Tv Klan