Zonë e Lirë/ Ermal Mamaqi bën intervistë në majë të pemës
I njohur për humorin e tij, Ermal Mamaqi i ftuar në programin e sotëm “Zonë e Lirë”, ka bërë diçka vërtet të pa parë më parë në ekranet televizive shqiptare.
Në shaka e sipër ai ka hipur në pemë dhe e ka ftuar moderatorin e programit Arjan Çani që ta bënte intervistën e tij, pikërisht prej aty. Dhe pse në një pozicion jo shumë komod, Ermali ka vijuar të bëjë lirshëm bisedën e tij, madje dhe duke "kërcënuar" se do të hidhej nga pema, nëse Arjani do të vazhdonte të fliste për moderetoren e “Supersport”, Ilda Bejlerin. Prej Shtatorit Ermal Mamaqi me programin e tij “6 ditë pa Ermalin”, do të jetë pjesë e Televizionit Klan ku emisioni i tij, pritet të marrë një dimension të ri./tvklan.al