“Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, Fahri Balliu: Jam i përgatitur të provoj që janë të gjitha të vërteta


“Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, Fahri Balliu: Jam i përgatitur të provoj që janë të gjitha të vërteta

Autori: Blendi Fevziu

23:35 17/11/2010

Shkrimtari, gazetari dhe botuesi Fahri Balliu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin”Opinion” për librin e tij “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu për vërtetësinë e fakteve të publikuara në librin e tij, Fahri Balliu u shpreh: “Unë jam i përgatitur për çdo lloj situate të provoj që ato janë të gjitha të sakta dhe të vërteta. Vetëm se unë nuk jam aq i zoti sa të nxjerr të  gjithë, se kjo është vepra e parë. Të tjerë pas meje do të shkruajnë, do të kenë në dispozicion fakte sepse te njerëzit me veprimtari kriminale ndodh një proces i kundërt me kalendarin. Sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë zbulohen ato ç’kanë bërë. Kush ka interes t’i verifikojë, por të gjithë i ndiejnë si të vërteta. Personazhi protagonist mund të përdorë gjykatat, të gjitha. Ata kanë patur dhe kanë edhe sot një makineri të madhe të fushës së botimit, publicistikës dhe propagandës. Kjo nuk duket si paranojë, se ka gazeta dhe media që ruajnë dhe mbrojnë atë familje dhe ruajnë frymën e mbrojtjes së komunizimit, zbutjes së krimeve dhe fshehjes së tyre”. /tvklan.al






Të ngjashme