“Zoom” thyen rekorde në fitime, ia kalon “Fordit”
Aplikacioni “Zoom” ka thyer rekorde në fitime. Buxheti i kompanisë është rritur me 122 miliardë Dollarë.
Aplikacioni i video konferencave tashmë qëndron në majat e klasifikimit për nga vlera, duke ja kaluar dhe kompanive me famë në industrinë automobilistike apo të aviacionit.
Lajmi u bë i ditur nga studiuesit e bursës në Wall Street.
Duke qenë se pandemia ndaloi ndërveprimin social, shumë kompani u detyruan të ndiqnin konferencat apo takimet e tyre në mënyrë virtuale përmes këtij rrjeti.
Kështu gjatë periudhës Mars-Qershor, aksionet e kompanisë u rritën me 33% duke kapur shifrat e 122 miliardë Dollarë. Momentalisht, Zoom është financiarisht më lart se “Fordi” dhe kompania avionëve Boeing bërë bashkë.
Vitin e kaluar, Zoom pati rreth 66,300 konsumatorë me të paktën 10 punëdhënës që paguanin për shërbimet.
“Kompania synon të suportojë bizneset e të ardhmes, punën e lirë dhe të mësuarit kudo nëpër botë”, u shpreh themeluesi Eric Yuan./tvklan.al