Zoran Gjingjiç në gjyq – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Zoran Gjingjiç sot në gjyq. Gjykata serbe ka thirrur sot një nga lidërët e opozitës kundërshtarin kryesor të Millosheviçit, për tju përgjigjur akuzës për mos paraqitje dhe shmangie të detyrimit ushtarak gjatë kohës së konfliktit në Kosovë. Është Gjingjiç i cili ka javë që po ngre në protesta me mijra e mijra njerëz për largimin e Millosheviçit nga pushteti.
Gjyqi i Gjingjiç është një provë për të parë se deri ku do të shkoj Millosheviçi për eleminimin e armiqvë të tij politik. Ndërkohë rreth 600 manifestues dje në Leskovac dhe 200 në Valjevojan janë ngritur për të hedhur Millosheviçin.
Ndërsa duke kërkuar po dorëheqjen e tij rreth një mijë persona janë mbledhur në Krakujevac. Pas paraqitjes së sotme në gjykatë lideri i opozitës serbe Gjingjiç është liruar./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori