Zotimi i Zuckerberg: Sfida ime me Facebook për vitin 2018
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka bërë një zotim për vitin 2018 për të përmirësuar disa aspekte në rrjetin social.
Zuckerberg ka thënë se sfida e tij personale është që të rregullojë mënyrën se si trajtohet urrejtja në Facebook, abuzimi dhe lajmet e rreme. Rrjeti social është kritikuar së tepërmi vitin e kaluar për përmbajtjen abuzive të lajmeve dhe aq më tepër të përhapjes masivisht të informacioneve të rreme.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Zuckerberg deklaroi se këtë vit do të përmirësohet rrjeti më i madh social, por nuk dha detaje specifike se çfarë do të ndryshojë.
“Sfida ime personale për vitin 2018 përqëndrohet në rregullimin e këtyre çështjeve të rëndësishme”
, pohoi Zuckerberg.
Ndaj Facebook janë bërë kritika nga shumë politikanë amerikanë, duke filluar që nga Presidenti i SHBA Donald Trump që e akuzoi për përhapjen e lajmeve të rreme si dhe nga deputetë britanikë që janë ankuar për ndërhyrjen ruse në politikën britanike përmes rrjetit social.
/tvklan.al