Zuckerberg fal 3 miliardë $


Zuckerberg fal 3 miliardë $

08:35 22/09/2016

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë premtuar tre miliardë dollarë për të financuar kërkimet mjekësore, gjatë dekadës së ardhshme.

Në një konferencë për gazetarë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre final është “kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit”.

Fondet do të shpërndahen nga Nisma Chan Zuckerberg, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2015.

Investimi i parë do të jetë 600 milionë dollarë, për krijimin e një qendre bio-shkencore në San Francisko./tvklan.al






Të ngjashme