Zv/kryeministri Çek në Tiranë – (7 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria Çeke do të shtoj ndihmën humanitare për shqipërinë në mënyrë që të përballohet me sa më pak dhimbje situata e rëndë e krijuar nga fluksi tepër i madh i të ardhurve nga Kosova. Ka deklaruar kështu zv/kryeministri çek Ego Lans pas kthimit nga Kukësi ku ka parë nga afër gjendjen e njerëzve të shpërngulur me forcë nga Kosova.
Qeveria çeke tha ai në një konferencë për shtyp është në mënyrë absolute kundër spastrimit etnik. Ndërkohë në lidhje me vendimin e qeverisë Maqedonase ai u shpreh se situate brenda saj ishte komplikuar. Por situate e refugjatëve është shumë herë më e ndërlikuar.
Lans dhe homologu i tij shqiptar Meta kanë theksuar se midis Çekisë dhe Shqipërisë janë zgjidhur disa probleme që ishin neglizhuar prej kohësh. Kështu Çekia do të ndihmojë Shqipërinë veçanërisht për të luftuar krimin si dhe forcimin e strukturave të anti-drogës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego