Zv/Ministri i Jashtëm Ben Blushi konferencë – (25 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ben Blushi numri dy i Diplomacisë Shqiptare ua ka përkthyer në formë korrekte gazetarëve, vendimin e djeshëm të Bashkimit Europian për t’i hapur rrugë Shqipërisë edhe në këtë organizëm. Në daljen e tij të parë publike si Zëvendës Ministër i Jashtëm, Blushi theksoi se Qeveria aktuale është e angazhuar në forcimin e shtetit ligjor, stabilitetin makroekonomik duke nxitur vullnetin politik të partive politike.
Brenda Muajit Janar të vitit 2000 do t’ju paraqitet një plan i detyruar çdo Ministrie duke i paraprirë etapës së bisedimeve në nivel teknik me Bashkimin Europian. Plani i detajuar do të paraqitet më pas në Bruksel dhe varet nga burokracitë homologe, pranimi përfundimtar në Europën e Bashkuar, theksoi Zv/Ministri i Jashtëm Ben Blushi.
Ndërkohë për deklaratën e Berishës se Shqipëria vazhdon të jetë e izoluar Zv/Ministri i Jashtëm Ben Blushi theksoi:
Ben Blushi, Zv/Ministri i Jashtëm:- “Sigurisht që Shqipëria nuk është e izoluar sepse gjithë ky proces, për të cilin po bëjmë fjalë, tregon për një raport shumë komod që Shqipëria ka filluar me BE dhe i cili është tashmë i institucionalizuar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame