Zv/ministri i ri i Rendit Bujar Himçi – (17 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Bujar Himçi do të jetë zëvendës ministri i ri i Rendit Publik. Bajram Yzeirit ish-zv/ministrit i është pranuar dorëheqja dhe menjëherë ai ka nisur pushimet e verës me mandatin e shkarkimit në xhep. Pasardhësi i tij sipas burimeve të sigurta do të jetë prokurori aktual i anti-mafies dhe anti-terrorit në Prokurorinë e Përgjithshme Bujar Himçi.
Propozimi për Himçin është bërë nga vetë Poçi dhe tani pritet vetëm firma e kryeministrit Meta. Ish-zëvendës Ministri i Rendit, Bajram Yzeiri gjatë gjithë mandatit të tij është shquar për një komunikim të vështirë me shefat e tij, madje me ish-ministrin Petro Koçi nuk fliste fare.
Zgjedhja e Bujar Himçit në postin e zv/ministrit të Rendit është parë si një alternativë për luftën më të kualifikuar që policia shqiptare ka ndërmend të marrë kundër mafies dhe kriminalitetit gjithnjë në rritje në vend./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj