Zv/ministri italian: Jemi pranë pikut të pandemisë


Zv/ministri italian: Jemi pranë pikut të pandemisë

12:28 29/03/2020

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Pierpaolo Sileri është shprehur për mediat se vendi është shumë pranë pikut të shpërthimit të pandemisë.

Ai u shpreh për mediat se për një javë ose 10 ditë maksimumi vendi do të shohë një ulje të rasteve pozitive. Sileri hodhi poshtë kritikat se qeveria italiane nuk i mori masat për karantinimin e vendit në kohën e duhur.

Ai tha se qeveria veproi shpejt dhe ishte e pafat pasi pati disa raste në rajonin e Lombardisë, zonë e cila është shumë aktive në Itali. Shteti italian është vendi më i goditur nga koronavirusi. Atje numërohen mbi 10 mijë viktima nga sëmundja./tvklan.al






Të ngjashme