Zv/trajneri i Ukrainës grumbullohet si portier
Problemet me rastet me Covid-19 zgjidhen me 45-vjeçarin
Mungesat në portë për përfaqësuesen e Ukrainës janë zgjidhur duke grumbulluar zv/trajnerin. Andrij Shevçenko vendosi të përfshijë në listën e tij edhe 45-vjeçarin Oleksander Shovkovskiy, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2016.
Një zgjedhje e çuditshme, por konform rregullave të UEFA-s. Tek Ukraina janë kthyer shqetësues rastet me Covid-19 që vendosën në vështirësi stafin teknik për ndeshjet e Tetorit.
Tv Klan